Fondi për Institute shkencore OSI për QKSS

QKSS ka kënaqësinë t’i informoj partnerët, kolegët dhe miqët se Fondacioni për Shoqëri të Hapur me seli në Budapest aprovoi kërkesën e QKSS për mbështetje institucionale

QKSS ka kënaqësinë t’i informoj partnerët, kolegët dhe miqët se Fondacioni për Shoqëri të Hapur me seli në Budapest aprovoi kërkesën e QKSS për mbështetje institucionale për tre vitet e ardhshme. QKSS do t’i shfrytëzojë pjesë të këtij granti për trajnimin e stafit në hulumtim (në sferën e sundimit të ligjit)dhe në çështje organizative; t’i ngrisë kapacitet e bashkëpunimit dhe këmbimit me institute të ngjajshme në rajon dhe t’i mbështesë pjesërisht të ardhurat personale e shpenzimet administrative. Në përgjithësi, ky grant do ta ndihmoj QKSS që të përmirësoj kualitetet e shkrimit të analizva dhe të zë vend si një institut i specializuar dhe i pavarur në Kosovë.

QKSS lansoi planin strategjik për vitet 2011-2013 me vision të ngritjes së kapaciteteve hulumtuese-shkencore në vlerësimin e sektorit të sigurisë në Kosovë dhe duke u zgjeruar me një portofolio për hulumtime në sferën e drejtësisë. Aktivitetet hulumtuese në vitet e kalaura e bënë qKSS njërën ndër institutet më të specializuara në Kosovë. Për më shumë, qendra shërbeu si ekspertizë alternative për politikat publike dhe mbajti pavarësinë në përpilimin e politikave dhe vlerësimin objektiv të qeverisjes së mirë në institucionet e sigurisë.

Ekipi dëshiron të falemnderoj ‘OSI Think Tank Fund’ për këtë mbështetje ngase kjo inkurajon tutje stafin për të bërë hulumtime profesionale në aktivitetet hulumtuese.