Barometri Kosovar i Sigurisë (BKS)

Barometri Kosovar i Sigurisë (BKS) është program i veçantë i QKSS i cili është themeluar në Shtator 2012. Ky program ka për qëllim implementimin e metodave kuantitative hulumtuese në QKSS. Pra, për dallim nga programet e tjera  të cilat janë të ndërlidhura kryesisht me sektorin apo sferën të cilin e mbulojnë, KSB është programi vetëm i QKSS i cili është i bazuar kryekëput në metodologjinë unike të cilën e zbaton. Në kuadër të këtij programi kryhen anketa të ndryshme hulumtuese si:

- Edicionet e Rregullta Vjetore të Barometrit Kosovar të Sigurisë - Në kuadër të Edicioneve të Rregullta Vjetor të KSB zhvillohen anketa në baza periodike grumbullohen opinionet e qytetarëve në lidhje me besueshmërinë ndaj institucioneve të sigurisë, sundimit të ligjit dhe drejtësisë, si dhe po ashtu maten perceptimet e qytetareve ne lidhje me kërcënim-rreziqet e brendshme dhe të jashtme të cilat i brengosin ata;

- Edicionet Speciale të Barometrit Kosovar të Sigurisë – Edicionet speciale të KSB janë anketa ad-hoc të zhvilluara nga QKSS të cilat kanë për qëllim matjen e perceptimeve për çështje specifike të cilat nuk janë matur me edicione të Rregullta të KSB.  Edhe edicionet speciale zhvillohen me metodologji të njejte sikurse edicionet e Rregullta dhe kanë për qëllim matjen e perceptimeve në të qytetarëve ne nivel të Kosovës

- Edicionet me target-audiencë të specializuar të Barometrit Kosovar të Sigurisë -  Ky është një segment ende i pazhvilluar i QKSS, megjithatë QKSS në të ardhmen synon që përveç matjes së perceptimeve të gjithë qytetarëve në nivel të Kosovës, po ashtu të mat perceptimet edhe në kuadër të kategorive të specializuara si: zyrtarëve policor, zyrtarëve të FSK etj.

Ajo çka vlen të theksohet për Programin e BKS është fakti se qëllimi i këtij programi para së gjithash të i shërbej gjitha programeve të tjera sektorale të QKSS në ofrimin e gjetjeve unike statistikore të QKSS. Pra ky program në realitet paraqet një ndër shtyllat kryesore mbështetëse të të gjitha programeve sektoriale të QKSS dhe të gjitha aktivitetet e lartcekura i kryen në pajtim me nevojat hulumtuese të të gjithë këtyre sektorëve të cilët funksionojnë në kuadër të QKSS.