Bordi

Dr Florian Qehaja

Kryesues i Bordit

Biografi e shkurtër:

Biografi e shkurtër:

Dr Florian Qehaja është themelues i QKSS. Qw nga Janari i 2019 ai ushtron postin e Kryesuesit të Bordit të QKSS. Nw tw kaluarwn, ai ka ushtruar postin e Drejtori tw QKSS (2011-2018) dhe Udhwheqwsit tw Operativws (2008-2011). Ai poashtu është i angazhuar si konsulent ndërkombëtar në çështjet e sigurisë duke bashkëpunuar me organizata prestigjioze ndërkombëtare, qeveritare e jo-qeveritare. Ai është duke koordinuar mbështetjen bilaterale të Ministrisë së Mbrojtjes të Norvegjisë (CIDS) nw Kosovw e Shqipwri. Pwr mw shumw, ai ka kryer funksion tw ndryshme kwshilluese pwr institucione dhe procese politik-bwrwse nw Kosovw e Shqipwri. Floriani është këshilltar jo-rezident për PEDh I Drejtorit të programit për paqe ndërtim dhe të drejtat e njeriut në Universitetin e Kolumbias. Ai është autor i disa publikimeve shkencore e të politikave në sferën e sigurisë.

Florian Qehaja ka përfunduar studimin post-doktorale nē Universitetin e Columbia (SIPA). Ai mban titullin doktor shkence në studime të sigurisë nga Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Lublanës. Tema e tij e doktoratës është “Zhvillimi i sektorit të sigurisë dhe problemi pronësisë vendëse: rasti i Kosovës”. Për më shumë, Floriani ka mbaruar studimet post-diplomike në Universitetin Sussex të Britanisë së Madhe (si përfitues i bursës OSI/Chevening) kurse studimet themelore në drejtësi në Universitetin e Prishtinës. Libri i fundit i publikuar nga Westphalia Press titullohet “Pronësia vendore apo ndërkombëtare? Zhvillimi i sektorit të sigurisë në Kosovën pas-pavarësisë” (2017).

Fushat e hulumtimit: Reformat në sektorin e mbrojtjes (FSK); Reformimi policor; Reformimi i intelegjencës; Integriteti në Sektorin e Sigurisë; Marrëdhëniet Kosovë-Serbi; Bashkëpunimi Rajonal; Ligji dhe Siguria; Radikalizimi dhe Ekstremizmi i dhunshëm; Menaxhimi i Emergjencave; Paqëruajtja ndërkombëtare; Politika e jashtme.

Kontakt:

Email-i:

Tel: +383 38 221 420

< prapa