Bordi

Garentina Kraja

Anëtare e Bordit

Biografi e shkurtër:

Garentina Kraja është hulumtuese, konsulente politikash dhe ligjeruese. Ajo ka shërbyer si këshilltare për politikë të jashtme dhe siguri në kabinetin e Presidentes së Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga nga viti 2011 deri në vitin 2016. Paraprakisht, Kraja ka punuar si korrespondente për agjencinë amerikane të lajmeve The Associated Press ku ka mbuluar vendosjen e protektoratit ndërkombëtar në Kosovë, tensionet etnike që e pasuan luftën dhe negociatat që çuan drejt shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga viti 2000 deri më 2007, duke rezultuar me qindra artikuj të botuar në mediat ndërkombëtare. Ajo ka mbuluar rrëshqitjen e Kosovës drejt konfliktit të armatosur për të përditshmën Koha Ditore nga viti 1997 deri më 2000, përfshirë diplomacinë ndërkombëtare, daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vet luftën. Kraja ka punuar si konsulente e serialit dokumentar Vdekja e Jugosllavisë që përshkruan rrethanat politike dhe të sigurisë që çuan drejt kapitullit të fundit të shkatërrimit të federatës jugosllave. Ajo ligjeron në universitetin amerikan në Kosovë RIT-K mbi politikën komparative, fenë dhe globalizimin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

 

Kraja ka diplomuar cum laude në nivelin baçelor dhe master në shkencat politike nga Yale University.

Kontakt:

Email-i:

< prapa