Analiza e Kontekstit të Reformimit të Sektorit të Sigurisë në Kosovë 1999-2009

 

PUBLIKUAR NGA: Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

PROJEKTI: Ngritja e Kapaciteteve të Shoqërisë Civile në Planifikimin dhe Monitorimin e Reformimit të Sektori të Sigurisë 2009 - 2011

RAPORTI: Analiza e Kontekstit të Reformimit të Sektorit të Sigurisë në Kosovë 1999-2009

HULUMTUESIT: Florian QEHAJA, Mentor VRAJOLLI

DATA: 21.03.2011

 

Publikimi i fundit i Qendres Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) i titulluar "Analiza e Kontekstit të Reformimit të Sektorit të Sigurisë në Kosovë (1999-2009)" në menyrë kritike vlerëson aspektet kyçe të zhvillimit dhe reformimit të sektorit të sigurisë në Kosovë, të ndarë në tri faza. Publikimi është shkruar nga Florian QEHAJA dhe Mentor VRAJOLLI, si pjesë e konsorciumit rajonal të instituteteve për "Monitorimin dhe vlerësimin e sektorit të sigurisë në Ballkanin Perendimor”. Projekti ka karakter rajonal dhe përfshinë 7 organizata ‘think-tank’ nga: Shqipëria, Bosna dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Verzioni origjinal i shkruar i publikimit është në gjuhen angleze kurse është përkthyer në gjuhen shqipe dhe serbe.