Cilat janë Implikimet nga Mjetet Piroteknike në Kosovë?

Publikuar nga:

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)


Titulli:

Cilat janë Implikimet nga Mjetet Piroteknike në Kosovë?


Autor:

Sofije KRYEZIU


Data:

29 Nëntor 2013

 

Qëllimi i këtij dokumenti është që të ofrojë një vlerësim në lidhje me rrezikun nga përdorimi i pakontrolluar i mjeteve piroteknike në Kosovë duke sugjeruar marrjen e masave të nevojshme. Sigurisht se argumenti bazohet nga këndvështrimi i sektorit të sigurisë, si rrjedhojë e implikimeve reale në rendin dhe sigurinë publike si dhe atë ambientale. Pavarësisht se ekziston baza ligjore, institucionet shtetërore nuk kanë krijuar kushtet bazë për parandalimin e incidenteve të mundshme. Në këtë drejtim nuk janë paraparë dhe ndërmarrë kampanja vetëdijësuese për mënyrën e përdorimit të mjeteve piroteknike dhe efektet anësore - për shëndetin e njeriut, pasurinë, ambientin - botën bimore (ajrin dhe ujin) si dhe atë shtazore; masat për kualifikimin e personave që bëjnë tregtimin me këto mjete; nuk janë ndaluar shitjet pa leje; nuk mbrohen konsumatorët.