Dhuna në familje dhe (mos)besueshmëria në Policinë e Kosovës

Rasti i vrasjes së Valbona Ndrecaj në Gjakovë ka hapur debat në opinionin publik për përgjegjshmërinë e Policisë së Kosovës si instancë e parë e raportimit të problemeve në familje. Kjo ka vënë në diskutim integritetin dhe pergjegjshmërinë e anëtarëve të PK për të adresuar raste të tilla.

Ky botim i veçant, paraqet një përmbledhje të perceptimeve te qytetarëve mbi dhunën në familje dhe besueshmërinë ndaj Policisë së Kosovës.