Ndërhyrja e Rusisë në Kosovë: si dhe pse?

Publikuar nga:

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Titulli:

Ndërhyrja e Rusisë në Kosovë: si dhe pse?

Autor:

Pëllumb Kallaba

Data:

Nëntor 2017

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar sot raportin gjithëpërfshirës: Ndërhyrja e Rusisë në Kosovë: si dhe pse? të autorit Pëllumb Kallaba – hulumtues i lartë i jashtëm në QKSS.

 

Duke konsideruar mungesën e hulumtimeve konkrete, fakteve dhe statistikave të relacioneve mes Kosovës dhe Rusisë, raporti është hartuar me qëllim të ofrimit të një analize holistike për një çështje të rëndësisë së veçantë për Kosovën, siç është prania ruse dhe ndikimi i saj për zhvillimet ndërkombëtare të vendit.

 

Hulumtimi konstaton se Kosova është e ekspozuar ndaj një fushate të gjerë ndikimi në rritje të ndërhyrjes ruse kundër modelit të shtet-ndërtimit perëndimor dhe vlerave të tij demokratike, veçanërisht që nga viti 2008. Shumë instrumente subversive dhe jo-ushtarake do të vazhdojnë të përdoren kundër karakterit multietnik të Kosovës, me qëllim që të krijohen pretekste për një shtet të dështuar si dhe të rritet separatizmi lokal brenda komunitetit serb në komunat veriore. Raporti synon të de-konstruktoj sjelljen e politikës së jashtme ruse në mënyrë kronologjike, sidomos që nga vizita e parë e Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin në Kosovë më 17 Qershor 2001 bërë kontingjentit ushtarak rus.

Për momentin ky raport është vetëm në gjuhën angleze.