Procesi i demobilizimit dhe integrimit të ish pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare – perspektiva e Kosovës

 

Publikuar nga:

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

 

Titulli:

Procesi i demobilizimit dhe integrimit të ish pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare – perspektiva e Kosovës

 

Autor:

Ramadan QEHAJA, Kosum KOSUMI, Florian QEHAJA

 

Data:

Prill 2012

 

Çështja e çarmatimit, demobilizimit dhe ri-integrimit (DDR) të formacionit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka kaluar nëpër cikle të ndryshme. Në fakt, pas përfundimit të konfliktit në Kosovë dhe hyrjes së forcave të NATO-s, njëra ndër sfidat kryesore në vend i referohej çështjes së demobilizimit të tërësishëm të Kosovës. Përfundimi i konfliktit në vend u vulos me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet NATO-s dhe Ushtrisë Jugosllave e cila u morr për bazë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që miratoi Rezolutën 1244 për Kosovën. Kjo rezolutë në mënyrë eksplicite parasheh demobilizimin dhe rindërtimin e Kosovës.