Qeverisja e Agjencisë së Inteligjencës në Kosovë

Publikuar nga:

Qendra e Gjeneves për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF)

 

Titulli:

Qeverisja e Agjencisë së Inteligjencës në Kosovë

 

Autor:

Florian QEHAJA

 

Data:

Prill, 2012

 

Themelimi dhe zhvillimi i agjencisë vendore të inteligjencës në Kosovë ishte kontraverz për arsyejet që korrespondojnë jo vetëm në përvojat gjatë të kaluarës e që kanë të bëjnë me rolin e mëhershëm të policisë sekrete në ish-Jugosllavi por edhe për shkak të rrethanave unike që ndodhën në Kosovë pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë. Për më tepër, asnjë vlerësim i sektorit të sigurisë në Kosovë nuk mund të bëhet jashtë kontekstit të së kaluarës së afërt dhe në veçanti pa i përmendur edhe shërbimet jo-statutore të inteligjencës që operuan për më shumë se nëntë vite në shërbim të interesave partiake e në mungesë të agjencisë shtetërore të inteligjencës. Shqetësimet e shprehura nga opinioni publik lidhur me ish strukturat inteligjente si dhe droja për implikime politike e partiake në agjencinë shtetërore të inteligjencës, përbëjnë shqetësime shtesë të opinionit kosovar.