Raport për shkaqet dhe pasojat e përfshierjes së qytetarëve të Kosovës si luftëtarë të huaj në Siri dhe Irak

Publikuar nga:

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë


Titulli:

Raport për shkaqet dhe pasojat e përfshierjes së qytetarëve të Kosovës si luftëtarë të huaj në Siri dhe Irak


Autor:

Shpend Kursani


Data:

14 Prill 2015

Ky raport tenton t'i japë përgjigje shumë pyetjeve të cilat ndërlidhen me fenomenin e qytetarëve të Kosovës të cilët po marrin pjesë në luftërat në Siri dhe Irak siç janë: Cilat janë grupet të cilat po influencojnë qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në luftërat në Siri dhe Irak? Cila është ideologjia dhe qëllimi i tyre? Sa qytetarë të vendit i janë bashkuar luftërave në Siri dhe Irak? Cili është profili dhe cilat janë karakteristikat e personave të cilët marrin pjesë në luftërat si pjesë e grupeve ekstremiste në Siri dhe Irak? Cilët janë faktorët kryesorë të cilët po ndikojnë tek qytetarët e Kosovës që të bëhen pjesë e rrymave ekstreme në Kosovë? Kur dhe si filloi përhapja e idesë ekstremiste të dhunshme në Kosovë, dhe cili është procesi i ekstremizmit të viktimave të ideve të tilla? Sa përbënë rrezik për sigurinë e Kosovës kthimi i tyre në vendin tonë?

Në këtë raport gjithashtu trajtohen edhe burimet e ekstremizmit në Kosovë, si dhe shtetet dhe grupet të cilat kanë ndikuar në përhapjen e ekstremizmit në Kosovë. Raporti gjithashtu ka analizuar edhe bashkëpunimin ndër-institucional me qëllim të parandalimit të përhapjes së ekstremizmit në Kosovë. Është analizuar edhe qasja institucionale në Kosovë ne drejtim të luftimit të ekstremizmit në Kosovë si dhe janë ofruar rekomandime specifike ne funksion të adresimit të fenomenit të ekstremizmit/radikalizmit në Kosovë.

Raporti mbështetet në dhjetëra intervista me të gjithë faktorët relevant, institucione shtetërore, fetare, duke përfshirë dhjetra vizita në terren tek personat direkt të përfshier në konflikt dhe familjet e tyre, si dhe në literaturë të ndryshme mbi çështjen e ekstremizmit dhe informatat tjera statistikore. #FFightersKOS Tweets ">#FFightersKOS

Ky Projekt është mbështetur nga Ambasada Amerikane në Kosovë.