Vlerësimi i Kompanive Private të Sigurisë në Kosovë

 

Publikuar nga: Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Titulli: Vlerësimi i Kompanive Private të Sigurisë në Kosovë

Autorët: Florian QEHAJA, Mentor VRAJOLLI, Skënder PERTESHI

mbështetur nga: Balkan Trust for Democracy (BTD) dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës

Data:  16.02.2009

 

Kohëve të fundit në shumicën e vendeve në zhvillim, madje edhe në Ballkanin Perëndimor, numri i Kompanive Private të Sigurisë (KPS) është duke u rritur gjithnjë e më shumë. Ky trend në rritje është i pranishëm edhe në Republikën e Kosovës. Në përgjithësi, KPS-të shpien në drejtim të privatizimit të sektorin e sigurisë. Bazuar në disa hulumtime, në Kosovë ka mbi 4.000 roje të sigurisë private, dhe statusi i tyre nuk është i rregulluar si duhet me ligj.

Për ketë qëllim, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë duke u bazuar në kapacitetet dhe ekspertizën e saj profesionale e realizoi ketë projekt dhe hartoi ketë dokument për ketë sferë shumë të rëndësishme të shoqërisë sonë. Duke përjashtuar disa përpjekje sipërfaqësore dhe të pamjaftueshme që janë bërë në lidhje me ketë çështje, QKSS është ndër organizatat e para që zhvillon hulumtim për ketë çështje.

Për më tepër, ky hulumtim sjell mendimet e rreth 1.200 personave të anketuar dhe mendimet profesionale të zyrtarëve përgjegjës, individëve dhe grupeve të fokusuara (KPS-të). Padyshim që ky hulumtim do të ketë rëndësi të madhe në theksimin e nevojës për miratimin e Ligjit për kompanitë private të sigurisë.

Ky dokument nuk do të mund të përfundohej pa mbështetjen e partnerëve dhe donatorëve. Në emër të QKSS-së dua të falënderoj projektin Balkan Trust for Democracy të Fondit Gjerman Marshall dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës për mbështetjen financiare të këtij projekti.