Largimi drejt shteteve anëtare të BE-së: Shkaqet dhe pasojat e migrimit të fundit nga Kosova

Publikuar nga:

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Titulli:

Largimi  drejt shteteve anëtare të BE-së:

Shkaqet dhe pasojat e migrimit të fundit nga Kosova

Autor:

Plator Avdiu

Data:

Tetor 2015

Ky dokument i shkurtër i politikave trajton ndikimin e migrimit të qytetarëve të Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian brenda kontekstit të procesit të liberalizimit të vizave. Ajo paraqet progresin e autoriteteve të Kosovës, siç matet nga Komisioni Evropian, në lidhje me plotësimin e kushteve të liberalizimit të vizave, dhe në veçanti çështjen e migrimit. Sfidat kryesore për Kosovën mbetet lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe migrimi i një numri të papritur të qytetarëve të Kosovës gjatë vitit 2014 dhe 2015.

Sipas të dhënave zyrtare statistikore, vlerësohet se rreth 75,000 qytetarë të Kosovës kanë emigruar në Bashkimin Evropian, kryesisht në Hungari dhe Gjermani përmes Serbisë, vetëm nga tetori 2014 deri në mars 2015. Duke pasur parasysh se ky numër përfaqëson ata që në fakt kanë kërkuar zyrtarisht azil, numri i përgjithshëm i emigrantëve të cilët vazhdojnë të jetojnë në mënyrë të paligjshme është shumë më e lartë se 75.000. Si rezultat i kësaj, gjatë kësaj periudhe Kosova renditet ndër pesë vendet nga ku kërkesat për azil janë bërë në të paktën një prej Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian. Migracioni i parregullt nga Kosova paraqet edhe një sfidë për Kosovën, pasi që qëndrimi i Bashkimit Europian është se numri i kërkesave për azil të Kosovës në Bashkimin Evropian duhet të bien para se ndonjë rekomandim mund të bëhet në lidhje me rregjimin pa viza për Kosovën.

Përmes këtij dokumenti, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ka për qëllim të paraqesë arsyet e fluksit të migracionit të fundit të Kosovës drejt vendeve evropiane. Prandaj, hulumtimet tona tregojnë se ka tri arsye kryesore pas valës së fundit të migrimit nga Kosova: (1) mungesën e perspektivës socio-ekonomike në Kosovë; (2) kontrabanda e emigrantëve, dhe (3) mungesa e bashkëpunimit ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit të Kosovës dhe Serbisë, që do të thotë në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Serbisë. Përveç faktorëve ekonomikë që duken të jenë arsyet kryesore për migrim, një rritje të mprehtë në numrin e emigrantëve në BE konsiderohet të ketë ndodhur si pasojë e rrjeteve të kontrabandistëve që veprojnë në Kosovë dhe Serbi që kanë kontrabanduar me emigrantët në mënyrë që të i dërgojnë ata në Bashkimin Evropian përmes rrugëve legale dhe ilegale serbe. Për më tepër, nuk kishte bashkëpunim policor mes Kosovës dhe Serbisë për të luftuar rrjetet e krimit të organizuar, e cila mund të parandalojë migrimin ilegal.