Menaxhimi i integruar i kufirit në Kosovë

 

Publikuar nga: Forumi për Siguri

Titulli: Menaxhimi i integruar i kufirit në Kosovë

Autorët: Skënder PERTESHI, Valdrin GRAINCA, Florentina HAJDARI

Data: 21.12.2010

 

Ky raport ka për qëllim trajtimin e veprimeve institucionale në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve lidhur me kontrollin e kufirit shtetëror, sigurimin e lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve dhe mallrave, si dhe luftimin e dukurive negative në brezin kufitar. Qëllimi specifik i këtij hulumtimi është shtjellimi I aspekteve të cilat ndërlidhen me procesin e Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK). “Menaxhimi i Integruar i Kufirit“ nënkupton bashkërendimin dhe bashkëpunimin kombëtar e ndërkombëtar të autoriteteve kompetente të përfshira në sigurinë kufitare dhe lehtësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave si dhe vendosjen e një sistemi efikas dhe efektiv të menaxhimit të kufirit me qëllimin e përbashkët për kufi të hapur, të sigurtë dhe të kontrolluar mirë. Menaxhimi i Integruar i Kufirit është ndër kriteret kryesore të Bashkimit Evropian në procesin e dialogut për liberalizimin e vizave si dhe proceset tjera integruese evropiane. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ende janë në proces të zbatimit të strategjisë së MIK mirëpo zhvillimi i përgjithshëm është I ndërvarur prej shtetit në shtet.