Përfshirje apo përjashtim – Minoritetet në Sektorin e Sigurisë në Kosovën e pas-pavarësisë

Dokument i Politikave

Përfshirje apo përjashtim – Minoritetet në Sektorin e Sigurisë në Kosovën e pas-pavarësisë

 

Autor:

Donika EMINI

 

Data:

E Mërkure, 5 mars 2014


Kjo analizë ka për qëllim të ofrojë një platform avokimi tek institucionet e sigurisë së Kosovës dhe hartuesit e politikave. Gjithashtu, ky dokumenti i politikave ka për qëllim të kontribuojë në reformat aktuale të përgjithshme institucionale që i gjithë sektori i sigurisë në Kosovë po kalon duke synuar që të nxis edhe trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me përfshirjen e minoriteteve etnike në sektor të sigurisë.

Audienca dhe akterët kryesorë të këtij dokumenti janë institucionet e sigurisë në Kosovë, Qeveria e Kosovës, komunitetet etnike, përfaqësuesit e tyre dhe komuniteti ndërkombëtar i përfshirë në këtë proces. Po ashtu, ky punim ka për qëllim të ofrojë një kornizë analitike mbi gjendjen ekzistuese në lidhje me përfaqësimin dhe përfshirjen e minoriteteve etnike në sektorin e sigurisë në Kosovë.

Analiza ofron një vlerësim të shkurtër kritik të kornizës aktuale ligjore në lidhje me përfshirjen e grupeve etnike minoritare në sektorin e sigurisë, si dhe po ashtu ekzistimi i mekanizmave dhe përgjegjësitë e tyre institucionale në përfshirjen e minoriteteve etnike. Gjithashtu kjo analizë ofron një vlerësim të gjendjes aktuale të përfshirjes dhe pjesëmarrjes së minoriteteve etnike në Policinë e Kosovës (PK), Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Këshillit të Sigurisë së Kosovës (KSK) si dhe sfidat më te cilat këto institucione përballen në përmbushjen e kushteve të parapara me kornizën ligjore.