Pjesëmarrja e Kosovës në misionet paqerruajtëse: një mjet efektiv për politikën e jashtme

Publikuar nga:

Qenda Kosovare për Studime të Sigurisë

Titulli:

Pjesëmarrja e Kosovës në misionet paqerruajtëse: një mjet efektiv për politikën e jashtme

Autore:

Donika Marku

Data:

06 shtator 2018

Izolimi aktual i Kosovës dhe mungesa e rrugës së qartë për anëtarësimin e vendit në organizatat dhe mekanizmat kyçe rajonale dhe ndërkombëtare të sigurisë, siç janë Kombet e Bashkuara, NATO, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe Bashkimi Evropian, jo vetëm që e kanë penguar vendin për t›u bërë pjesë e infrastrukturës globale të sigurisë, por kanë ulur edhe shanset e Kosovës për të marrë pjesë dhe për të kontribuar në misionet e ndryshme paqeruajtëse në mbarë botën. Edhe në ato raste kur këto perspektiva duken të mundshme, potenciali i Kosovës për të marrë pjesë në mekanizmat e sigurisë të BE-së nëpërmjet Politikës së Përbashkët të Mbrojtjes dhe Sigurisë së BE-së, siç është paraparë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, është tkurrur më tej nga refuzimi i pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet anëtare të BE-së.

Ky punim shqyrton mundësitë e ofruara nga MSA-ja si një rrugë potenciale për pjesëmarrjen e Kosovës në operacionet  dhe misionet paqeruajtëse të BE-së.