Verifikimi i Sigurisë

Publikuar nga:

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Titulli:

VERIFIKIMI I SIGURISË

Autor:

Robert Muharremi

Data:

03 Mars 2015

 

Qëllimi i këtij dokumenti është që të ofrojë disa shpjegime dhe të jep një kontribut profesional për zhvillimin e debatit publik lidhur me verifikimin e sigurisë. Procesi i verifikimit të sigurisë përbën një ndër shtyllat më të rëndësishme të sektorit të sigurisë në vend. Megjithatë, pavarësisht se kemi të bëjmë me një sistem të ri të verifikimit, ai është kompromituar dhe sfiduar në masë të madhe për shkak të implikimeve politike, inviduale e klanore në vendimet për dhënien apo refuzimin e lejes së sigurisë për shërbyesit civil dhe personelin e policisë dhe inteligjencës. Si rrjedhojë, raporti identifikon defektet në implementimin e Ligjit për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë si dhe dobësitë në definimin e vendimeve për refuzimin e lejeve të sigurisë.