Vlerësimi i Mbikëqyrjes Demokratike dhe Mekanizmave të Qeverisjes së Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi

 

Publikuar nga: Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Titulli: Vlerësimi i Mbikëqyrjes Demokratike dhe Mekanizmave të Qeverisjes së Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi

Autorët: Fatmir HAXHOLLI, Skënder PËRTESHI, Mentor VRAJOLLI

Data:20.04.2010

 

Gjetjet  kryesore:

• Mungesa e vlerësimit të rreziqeve dhe kërcënimeve në nivelin lokal.

• KKSB-të  janë  themeluar  në  shumicën  e  komunave,  por  ato  nuk  funksionojnë  gjithmonë.

• Shumicës së  KKSB-ve u mungon involvimi i qytetarëve.

• Mbështetja  e  jashtme  për KKSB-të  nuk  është  gjithmonë mirë  e  planifikuar  dhe  e  organizuar  dhe  nuk  parasheh  rezultate  të  qarta  përfundimtare.  Nganjëherë  ato  rezultojnë në përpjekje të dyfishuara.

• Koncepti i përfaqësimit joqeveritar nuk është gjithmonë i kuptuar drejtë.

• Me përjashtim të KKSB-ve që marrin mbështetje nga jashtë, aktiviteti publik është i  kufizuar nga ana e KKSB-së.

• KKSB-të aktualisht po pranojnë mentorime, trajnime dhe financime për të zhvilluar  iniciativat drejt një involvimi më të madh social

• Nganjëherë ka interesim të kufizuar për bashkëpunim mes zyrtarëve lokal dhe atyre  qendror.

• Ekziston  një  koordinim  i  dobët  nga  lartë  poshtë  dhe  nga  poshtë  lart mes  nivelit  qendror dhe atij lokal.

• Planifikim i dobët strategjik.

• Dinamika të kufizuara pune në kuadër të KKSB-ve.

• Në shumicën e komunave ekziston një mungesë e një metodologjie të brendshme të  qartë pune.

• Ka një përfaqësim  të mangët  të grupeve  të margjinalizuara dhe profesionale  si dhe  përfaqësim i dobët i grave, rinisë dhe grupeve minoritare.

• Korniza aktuale ligjore e KKSB-ve duhet rishqyrtuar.

• Mungesa  e  resurseve  financiare që përshkruhen në buxhetet komunale paraqiten  si  problem.

• Implementimi i pjesshëm i udhëzimeve administrative është gjithashtu evident.

• Në disa raste ekziston një huti lidhur me përgjegjësitë dhe rolet e KKSB-ve dhe kjo  shihet në interpretimet e ndryshme të rolit dhe mandatit të KKSB-ve