Sektori i gruas, paqes dhe sigurisë është rritur në mënyrë dramatike pas miratimit të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (RKSKB) 1325 në vitin 2000.

Duke ndjekur trendet globale në këtë çështje që ka dhënë gjerësisht një kuptim më të thellë të rolit të gruas në krijimin dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale, QKSS ka filluar implementimin dhe zbatimin e projekteve në këtë fushë.

Që nga themelimi i QKSS, ekipi kishte për qëllim të ofrojë analiza të politikave në mënyrë profesionale në sektorin e çështjeve gjinore dhe çështjeve te sigurisë.

Objektivat kryesore të këtij programi, përfshijnë:

1)          Rritjen dhe sigurimin e pjesëmarrjes aktive të gruas në proceset vendimmarrëse dhe ndërtimin e paqes; dhe

2)          Integrimin gjinor në sektorin e sigurisë.

Për të ndihmuar në adresimin e këtyre sfidave, QKSS ofron hulumtime dhe rekomandime për mënyrat si duhet ecur përpara në çështjet kryesore të programit të grave, paqes dhe sigurisë.

Të gjitha projektet dhe aktivitetet e implementuara në kuadër të këtij programi synojnë të japin një analizë gjithëpërfshirëse mbi gjendjen e përgjithshme të përfaqësimit të gruas në institucionet e sigurisë në Kosovë dhe nivelin e zbatimit të RKSKB 1325.