Monitorimi dhe Vlerësimi i Integritetit Profesional në Kuadër të Institucioneve Kosovare të Sigurisë

Ky program është themeluar në2013 dhe është ende në fazat e hershme të konsolidimit të tij, gjë që është edhe arsyeja kryesore pse QKSS po aplikon për këtë grant institucional. Siç do të shpjegohet në pjesët pasuese, nëpërmjet këtij programi QKSS synon që në mënyrë sistematike të monitoroj, raportoj dhe avokoj çështjet  që kanë tëbëjne me integritetin në institucione të sigurisë si dhe të mbështes ato në ngritjen e kapaciteteve të tyre për të arritur standardet e nevojshme në këtë fushë. Pra për të arritur një standard të tillë QKSS e ka parë si të mjaftueshme qasjen e deri-atëhershme të mbulimit të kësaj fushe vetëm përmes projekteve ad-hoc, andaj ka krijuar një program të veçantë i cili ka për synim grumbullimin përpilimin e resurseve materiale si dhe sinkronizimin e aktiviteteve në 5 fushat të cilat ky program mbulon e të cilat janë:

o   Menaxhimin me burime njerëzorë;

o   shpenzimin e fondeve publike;

o   Keqpërdorimi i detyrës zyrtare;

o   Roli dhe funksionimi i mekanizmave të brendshëm të kontrollit;

o   Fenomeni i politizimi të punonjësve të institucioneve të sigurisë