Ballkani, BE dhe të tjerët

Marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë qenë temat kryesore të diskutimit online "Ballkani, BE dhe të tjerët" e organizuar nga Instituti Italian për Studime Politike Ndërkombëtare (ISPI) më 14 maj 2020.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) u përfaqësua në panel nga Plator Avdiu, Hulumtues në QKSS i cili prezantoi nga perspektiva e shoqërisë civile. Ai ishte i përqendruar në zhvillimet e fundit në lidhje me sigurinë e brendshme dhe të jashtme dhe situatën politike në Kosovë në kohën e pandemisë COVID-19. Ai analizoi situatën  e rrëzimit të qeverisë në Mars 2020 dhe ngjarjet në lidhje me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më saktë përfshirjen e Shteteve të Bashkuara.

Avdiu ofroi gjithashtu qëndrimet e tij në lidhje me Samitin BE-Ballkan Perëndimor të mbajtur në Zagreb më 6 maj, i cili nuk rezultoi në dhënien e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës ose ndonjë ndryshim në lidhje me këtë.

Fjalimi kryesor për këtë ngjarje u mbajt nga Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Italisë, z. Emanuela Del Re. Ndërsa panelistët e tjerë ishin: Dimitar Bechev - Hulumtues i Lartë në Këshillin e Atlantikut, Simonida Kacarska- Drejtore e Institutit të Politikave Evropiane nga Maqedonia Veriore, Albert Rakipi -Kryetar i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare nga Shqipëria, dhe Milena Lazarević -Drejtore e Programit të Qendrës së Politikave Evropiane nga Serbia. Gjithashtu, pjesë e diskutimit ishte edhe Shefi i Delegacionit të BE në Serbi, Ambasadori Sem Fabrizi i cili njekohësisht dha fjalimin e tij përmbyllëse.

Ngjarja e plotë mund të arrihet në lidhjen e mëposhtme të rrjedhës në Facebook: https://www.facebook.com/watch/live/?v=596890084260373&ref=external