Çfarë Sjellë Marrëveshja e Stabilizim Asociimit Për Gratë në Kosovë?

FemArt - Gratë Artiste dhe Aktiviste Festivali për të Drejtat e Njeriut

Çfarë Sjellë Marrëveshja e Stabilizim Asociimit Për Gratë në Kosovë?

Data:

31 Maj, 2017

Vendi:

Qendra e Informimit të BE-së, Prishtinë

 

Në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (SAA) në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës ne diskutimet që kanë për qëllim ngritjen e rolit të grave të Kosovës në këtë proces dhe si mund ta përmirësojmë pjesëmarrjen e tyre kanë filluar. Paneli i diskutimit u organizua në kuadër të FemArt - Gratë Artiste dhe Aktiviste Festivali për të Drejtat e Njeriut.

Hulumtuesja e QKSS-së bashku me gratë e tjera aktiviste nga shoqëria civile u ftuan për të diskutuar mbi përfitimet që MSA do të sjellë për gratë e Kosovës. Paneli përbëhej nga:

Zëvendësministrja e Integrimit Evropian - znj. Anila Statovci - Demaj

Nora Latifi Jashari - Drejtore Ekzekutive - Instituti GAP

Jeta Krasniqi – Menaxhere e Programit - Instituti Demokratik i Kosovës - KDI

Gjatë diskutimit rreth MSA-së për Kosovën, hulumtuesja e QKSS në prezantimin e saj u fokusua në rëndësinë e Marrëveshjes së Stabilizim Asociim si një marrëveshje e parë kontraktuale midis Kosovës dhe BE-së. Ajo theksoi nevojën për të siguruar koordinimin ndërmjet institucioneve relevante përgjegjëse për zbatimin e MSA-së në Kosovë. Fokusi i saj qëndroi në komponentët e sigurisë të marrëveshjes, e cila lidhet me reformën e sektorit të sigurisë në Kosovë. Ndër të tjera, ajo përmendi mundësitë për gratë në institucionet e sektorit të sigurisë dhe rritjen potenciale të rolit të grave pas transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës.