Debate me nxënësit e shkollave të mesme në Komunën e Prishtinës

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), më 27 nëntor 2017 organizoi debatet me nxënësit e shkollave të mesme në Komunën e Prishtinës në kuadër të programit për Parandalimin e Ekstremizmit të dhunshëm.

Qëllimi i këtij aktiviteti është informimi i të rinjëve rreth fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm dhe nënvizimi i rolit të tyre në parandalimin e këtij fenomeni. Nxënësit u informuan rreth metodave të debatit nga ligjërues profesional të asaj fushe, metoda të cilat më pastaj u aplikuan në trajtimin e temave të ndryshme nga vetë nxënësit.

Ky aktivitet mblodhi rreth 70  nxënës të shkollës së mesme ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina” dhe shkollës së mesme te agro-biznesit dhe teknologjisë “Abdyl Frashëri”, ku përmes debatit nxënësit paraqitën sfidat e tyre në shkollë dhe shoqëri dhe ofruan rekomandimet se si ti qasemi problemit në mënyrë të mirëfilltë dhe çfarë roli mund të kenë ata në qëllimin tonë të përbashkët.

QKSS përmes këtyre aktiviteteve synon që të rinjët të jenë të angazhuar në platformat për mendimin dhe zhvillimin kritik mbi fenomenet e ndryshme të cilat ata mund të ballafaqohen në komunitetin e tyre.