Dialog me komunitetin e Hanit të Elezit

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me Komunën e Hani Elezit, sot më 30 prill 2019, kanë mbajtur një takim me akterët lokal të komunës së Hani Elezit, për përfshirjen e komunitetit në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe krijimin e komuniteteve të qëndrueshme në përballje me këtë fenomen.

Në këtë takim të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, drejtorët e komunës, përfaqësuesit e këshillit të bashkësisë Islame, përfaqësues nga organizata rinore, si dhe qytetarë të cilët punojnë për komunitetin.

Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit hulumtues ‘Mundësitë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm përmes shkëmbimit ndër-rajonal’ në përkrahje nga Berghof Foundation dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.