Diskutim i gjetjeve të Edicionit të nëntë të Barometrit Kosovar të Sigurisë

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) po vazhdon me promovimin e gjetjeve të Edicionit të nëntë të Barometrit Kosovar të Sigurisë (BKS). Me 19 dhjetor 2019, QKSS ka mbajtur tryezën e mbyllur të diskutimit me politikbërësit dhe zyrtarët e institucioneve tek të cilat është matur besueshmëria në kuadër të Barometrit Kosovar të Sigurisë. Ngjarja filloi me prezantimin e gjetjeve kyqe të këtij edicioni nga Donika Marku, Hulumtuese në QKSS. Pastaj vijoj një diskutim me zyrtarët e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në vend.

Pjesëmarrësit reflektuan në arsyet që mund të kenë sjellur tek mos/besueshmëria në këto institucione duke bërë thirrje që të ketë më shumë transparence nga këto institucione si dhe të vazhdohet të kërkohet llogaridhënje nga këto institucione rreth punës së tyre. Të dhënat dhe rekomandimet e dala nga kjo tryezë do të përdoren nga QKSS për zhvillimin e hulumtimeve kualitative për këto institucione si dhe për avokim në këto institucione.

Ky aktivitet u organiuza në kuadër të programit Barometri Kosovar i Sigurisë, i cili përkrahet nga  National Endowment for Democracy (NED).