Drejtori i QKSS Florian Qehaja morri pjesë në takimin e rrjetit Resolve në Washington DC

Drejtori i QKSS Florian Qehaja morri pjesë në takimin e rrjetit Resolve i cili udhëhiqet nga Instituti Amerikan i Paqës, i cili u mbajt me datën 26 dhe 27 shtator 2017 në Washington DC. QKSS është partnere e rëndësishme në këtë rrjet dhe në kuadër të saj bashkëpunon me institutet më prestigjioze nga vendet e ndryshme të botës. Për më shumë lidhur me rrjetin Resolve, mund të gjeni informacione në www.resolvenet.org

Krahas kësaj, Drejtori i QKSS pati takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, përfaqësues nga jeta akademike dhe përfaqësitë diplomatike.