Edicioni i pestë i Akademisë Verore Euro-Atlantike të Varshavës (WEASA)

Edicioni i pestë i Akademisë Verore Euro-Atlantike të Varshavës (WEASA)

Vendi:

Varshavë, Poloni

Koha:

2-15 Korrik, 2017

 

Hulumtuesja e QKSS Donika Emini po merrë pjesë në edicionin e pestë të Akademisë Verore Euro-Atlantike të Varshavës(WEASA) me titull “Komuniteti Digjital: Siguria, Informacioni dhe Ekonomia”. WEASA po organizohet dhe drejtohet nga Kolegji i Evropës në Natolin, Fondi i Marshallit Gjerman i SHBA-së dhe Fondacioni Polako-Amerikan i Lirisë. Akademia verore do të mbledhë mbi pesëdhjetë lider të rinjë nga partneriteti Lindor dhe Ballkani Perëndimor.  Pjesëmarrësit janë profesionist të fushave të ndryshme ku përfshihen gazetar të eksperiencuar, aktivistë dhe shërbyes civil.

Folësit e WEASA-s përfaqësojnë një grup të gjerë ekspertësh të cilët vijnë nga institucione prestigjioze si “NATO”, “EEAS”, “The Economist”, “The Oxford Internet Institute”, instituti për gazetari hulumtuese “Bellingcat”, rrjeti i verifikimit të fakteve “StopFake” dhe akademia e “e-qeverisjes” së Estonisë.

Akademia verore shtjellon aspekte të ndryshme të komuniteteve bashkëkohore digjitale. Ajo hulumton ndikimin që mjetet digjitale dhe rrjetet sociale mund ta kenë në demokraci dhe mënyrat se si bizneset digjitale dallojnë nga ekuivalentet e tyre. Akademia verore poashtu studion temat që lidhen me lajmet e rrejshme, dezinformatat, propagandën në epokën digjitale dhe përfundon me disa sesione rreth sigurisë kibernetike.

WEASA nuk do të jetë e përqendruar vetëm në ligjërata. Ajo do të përfshijë sesione praktike të cilat i mundësojnë pjesëmarrësve aftësim bazik mbi sigurinë kibernetike dhe rrjetet sociale. Pjesëmarrësit poashtu do ta perfeksionojnë debatin, komunikimin publik, negocimin dhe ekspertizën e hartimit të politikave – veçori të cilat kanë dëshmuar se shpeshherë janë të pa-vlerësuara në jetën e tyre profesionale.