Fokus grup me të rinjte e Prishtinës - Promovimi dhe Komunikimi i përfitimeve të Dialogut të Lehtësuar nga BE

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) me 23 gusht 2019, ka mbajtur grupin e fokusit me të rinjët e Prishtinës rreth ndikimit që marrëveshjet e Dialogut Teknik Kosovë-Serbi kanë pasur në jetërat e tyre.

QKSS është aktive në hulumtimet rreth perceptimeve të qytetarëve rreth procesit të Dialogut që nga viti 2013. Krahas kësaj, QKSS është duke mbuluar komponentën e hulumtimit në kuadër të projektit “Promovimi dhe Komunikimi i Përfitimeve të Dialogut të lehtësuar nga BE”. Për të pasur një vështrim më real se si ka ndikuar dialogu në jetën e qytetarëve, QKSS ka vendosur të përdor grupet e fokusit në pesë komunat e Kosovës si kontributi kryesor të hulumtimi, me Prishtinën si njërën nga komunat kyçe.

Ky fokus grup ka pasur për qëllim të nxis diskutim dhe të marrim mendimet e qytetarëve rreth efektit të vërtetë që dialogu ka pasur në jetën e tyre. Krahas matjes së efektit të vërtetë që dialogu ka pasur në jetën e qytetarëve, fokus grupet e tilla kanë për qëllim edhe ngritjen e vetëdijes për përfitimet e këtij procesi në mënyrë aktive. Përmes këtij fokus grupi, QKSS mësoi sa janë të informuar qytetarët rreth Dialogut me Serbinë, marrëveshjeve të dala që ndikojnë në lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallërave, tregun, bizniset dhe punësimet. Po ashtu, me këtë fokus

QKSS synoi edhe të kuptoj se cilat janë mendimet e grupit të të rinjëve të Prishtinës rreth të ardhmes së dialogut, kush po fiton më shumë dhe kush po humbet.