Fokus grup në Komunën e Pejës - Promovimi dhe Komunikimi i Përfitimeve të Dialogut të Lehtësuar nga BE

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) më 21 nëntor 2019 ka mbajtur një grup të fokusit me qytetarët nga Komuna e Pejës rreth“ Promovimit dhe Komunikimit të Përfitimeve të Dialogut të Lehtësuar nga BE” .  Pjesëmarrës të këtij grupi të fokusit ishin personat mbi 35 vjeç.

Ky grup i fokusit kishte për qëllim të nxis diskutim dhe të marrim mendimet e qytetarëve rreth ndikimit të vërtetë që dialogu ka pasur në jetën e tyre. Krahas matjes së efektit të vërtetë që dialogu ka pasur në jetën e qytetarëve, fokus grupi synoi edhe ngritjen e vetëdijes për përfitimet e këtij procesi në mënyrë aktive. Përmes këtij fokus grupi, QKSS mësoi sa janë të informuar qytetarët e Pejës rreth Dialogut me Serbinë, marrëveshjeve të dala që ndikojnë në lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallërave, tregun, bizniset dhe punësimet.

Nga ky fokus grup u mblodhën të dhëna mjaft interesante të cilat paraqesin gjetje të frytshëm që do t’a ndihmojnë QKSS-në për komponentë e hulumtimit në kuadër të projektit "Promovimi dhe Komunikimi i Përfitimeve të Dialogut të lehtësuar nga BE". Gjithashtu edhe pjesëmarrësit u ndanë tejet të kënaqur pasi që paten rastin të diskutojnë me ekipin e QKSS më thellësisht lidhur me marrëveshjet e dialogut teknik.