Fokus grup në Komunën e Prizrenit - Promovimit dhe Komunikimit të Përfitimeve të Dialogut të Lehtësuar nga BE

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) më 16 korrik 2019, e Martë, ka mbajtur dy grupe të fokusit qytetarët e Prizrenit rreth“Promovimit dhe Komunikimit të Përfitimeve të Dialogut të Lehtësuar nga BE” . Njëri grup i fokusit kishte pjesëmarrës të rinjë dhe grupi tjetër përbëhej nga personat mbi 30 vjeç.

Këto dy  fokus grupe kanë pasur për qëllim të nxisin diskutim dhe të marrim mendimet e qytetarëve rreth efektit të vërtetë që dialogu ka pasur në jetën e tyre. Krahas matjes së efektit të vërtetë që dialogu ka pasur në jetën e qytetarëve, fokus grupet kanë për qëllim edhe ngritjen e vetëdijes për përfitimet e këtij procesi në mënyrë aktive. Përmes këtij fokus grupi, QKSS mësoi sa janë të informuar qytetarët rreth Dialogut me Serbinë, marrëveshjeve të dala që ndikojnë në lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallërave,  tregun, bizniset dhe punësimet. Po ashtu, me këtë fokus QKSS synoi edhe të kuptoj se cilat janë mendimet e juaja rreth të ardhmes së dialogut, kush po fiton më shumë dhe kush po humbet.

Nga këto dy grupe të fokusit dulën të dhëna mjaft interesante të cilat paraqesin input të frytshëm që do t’a ndihmojnë QKSS-në për komponentë e hulumtimit në kuadër të projektit "Promovimi dhe Komunikimi i Përfitimeve të Dialogut të lehtësuar nga BE".