Forcimi i lidhjeve - Të drejtat e njeriut, paqja dhe siguria

Drejtori Ekzekutiv i QKSS-së, Mentor Vrajolli, po merr pjesë në konferencën e 15-të të serisë vjetore të të drejtave të njeriut e organizuar nga Wilton Park në bashkëpunim me Departamenti Federal i Punëve të Jashtme i Zvicrës dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës. Kjo konferencë, ka për fokus rolin e të drejtave të njeriut në parandalimin e konflikteve, ndërtimin e një paqe të qëndrueshme, duke eksploruar ndërlidhjen mes të drejtave të njeriut dhe kornizës së sigurisë, nga perspektiva e politikëbërësve dhe praktikuesve.

Kjo konferencë e Wilton Park ka mbledhur deri në 55 persona nga vendet kryesore, një përzgjedhje të shteteve/rajoneve të prekura, politikëbërës; mbrojtës të të drejtave të njeriut; praktikues të fushës, organe përkatëse ndërkombëtare dhe rajonale.

Ndër të tjera, kjo konference synon të:

 Identifikimin e praktikave me të cilat mund të integrohet diskursi për të drejtat e njeriut në parandalimin dhe ndërmjetësimin e konflikteve

 Të kuptuarit se si kornizat e të drejtave të njeriut mund të kontribuojnë në një paqe të qëndrueshme

 Forcimi i lidhjeve midis agjencive dhe aktorëve kryesorë, vecanërisht në spektrin e politikëbërësve, shoqërisë civile dhe praktikuesve

 Gjenerimin e shfaqjes së rrjeteve të ekspertëve në ndërmarrjen e veprimeve dhe propozimeve tutje