Forumi i Gruas për Siguri me gratë nga Komuna e Podujevës

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka vazhduar organizimin e takimeve në kuadër të platformës Forumi i Gruas për Siguri në Kosovë, aktivitet ky që është duke u implementuar në kuadër të projektit “Ndërtimi i Qëndrueshmërisë: Komunitetet kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”, përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Takimi kësaj radhe u organizua me gratë dhe vajzat e Komunës së Podujevës. Në këtë forum ato patën rastin të diskutonin për Komunitetin e Podujevës si dhe listuan sfidat që ato i hasin gjatë përditshmërisë në komunitetin e tyre. Për më tepër, u diskutua rreth problemit të dhunës në familje ku si viktima janë gratë/vajzat, dhe qasjen e barabartë në cdo sferë të jetës së tyre. Gjithashtu, temë diskutimi ishte edhe liria e lëvizjes si dhe tema e trashëgimisë.