Forumi i Gruas për Siguri me gratë nga Komuna e Prishtinës

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në vazhdën e aktiviteteve të projektit ‘’Ndërtimi i Qëndrueshmërisë: Komunitetet kundër Ekstremizmit të Dhunshëm’’, dje organizoi Forumin e Gruas për Siguri me pjesëmarrëset nga Komuna e Prishtinës.

Në platformën e Forumit të Gruas për Siguri, gratë dhe vajzat e Komunës së Prishtinës patën rastin të diskutonin më gjerë për temën e sigurisë dhe se sa ato ndihen të sigurta në komunitetin e tyre. Gjatë këtij takimi u identifikuan disa nga sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen gratë dhe vajzat e Prishtinës në aspektin e sigurisë. Si të tilla u përmenden paragjykimet e ndryshme, dhuna, frika e sovranitetit të trupit të gruas, brengat e sigurisë që ato ndjejnë, mungesën e qasjes së barabartë në shërbime dhe institucione e shumë të tjera.

Ky aktivitet përkrahet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.