Fuqizimi i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB)

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) sot, më 13 shkurt 2020 organizoi tryezë diskutimi me anëtarët e Këshillave Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në kuadër të projektit “Ndërtimi i Qëndrueshmërisë: Komunitetet kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” në Komunën e Vitisë. Përmes këtij aktiviteti, QKSS synon të fuqizojë kapacitetet e KKSB-ve në komunat e targetuara nga projekti përmes trajnimeve, me fokus kryesor ndërtimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe komunikimit të KKSB-ve me akterët tjerë relevant.

Gjatë periudhës implementuese të projektit, do të zhvillohen tre trajnime për secilën komunë. Trajnimet konsistojnë në tema të ndryshme, si: Definimi, zhvillimi dhe mirëmbajtja e partneriteteve me të rinjtë dhe akterët tjerë me bazë në komunitet; Përgatitja për zhvillimin e takimeve të rregullta me të rinjtë dhe komunitetin; Zhvillimi dhe implementimi i planeve të veprimit të KKSB-ve, në bashkëpunim me të rinjtë dhe akterët tjerë lokal; Përkrahja e komunitetit në iniciativat e riintegrimit të qytetarëve të kthyer nga konfliktet e huaja; Si të adresohen shqetësimet kryesore të sigurisë në nivelin local; Rritja e rolit të të rinjëve dhe grave në iniciativat e sigurisë në nivelin lokal etj.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Ndërtimi i Qëndrueshmërisë: Komunitetet kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.