Fuqizimi i Rolit të Gruas në Parandalim të Ekstremizmit të Dhunshëm; Të Arriturat dhe Sfidat në Komunën e Prishtinës

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ka organizuar sot, më 13 Korrik 2017 aktivitetin në kuadër të programit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm me Fuqizimi i Rolit të Gruas në Parandalim të Ekstremizmit të Dhunshëm; Të Arriturat dhe Sfidat në Komunën e Prishtinës

Ky aktivitet mblodhi përfaqësues nga niveli local dhe qendror, shoqëri civile, media, përfaqësues të misioneve ndërkombëtare dhe  përfaqësues nga ambasadat në Kosovë.

Të ftuara në panel ishin:

Znj. Fitore Pacolli –Komunës së Prishtinës,

Znj. Taibe Canolli –Policia e Kosovës

Znj. Besa Ismaili –Fakulteti për Studime Islame

Znj. Rudinë Jakupi – Hulumtuese në QKSS

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të diskutohet mbi angazhimin e tanishëm të grave në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm në Komunën e Prishtinës, me fokus në temat:

Gruaja si agjente active dhe pasive e ekstremizmit të dhunshëm

Gruaja si subjekt i radikalizmit nga ideologji ekstremiste të dhunshme: Përpjekjet për parandalim të radikalizimit të tyre

Të arriturat dhe sfidat mbi rritjen e rolit të gruas në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm në Komunën e Prishtinës;

Sipas përfaqësueses nga Policia e Kosovws, znj. Taibe Canolli rreth 40 gra janë pjesë e konfliktit në Siri dhe Irak, ndërsa 7 prej tyre janë kthyer në Kosovë.

Përfaqësuesja e Fakultetit për Studime Islame, znj Besa Ismaili tregoi për sfidat që po përballen këto gra dhe mungesën e bashkëpunimit të institucioneve dhe organizatave të ndryshme në vend për ri-integrimin, edukimin dhe aftësimin profesional të tyre.

Ndërsa, Znj. Fitore Pacolli tregoi rreth strategjisë së Komunës e Prishtinës të tyre për ri-integrimin e grave të kthyera nga luftërat e huaja, arritjet e deri tanishme dhe ngecjet e tyre në këtë aspekt.

 

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit tre-vjeçar “Mbështetje e mëtejshme Institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm” I cili implementohet nga B&S Europe me mbikëqyrje nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës dhe financohet nga Instrumenti për ndihmë Para-anëtarësuese (IPA) si pjesë e Komisionit Evropian. Qendra Kosovare për Studime të Sigurise (QKSS) është nën-kontraktor i B&S Europe, dhe është përgjegjëse për implementimin e komponentës 4 të këtij projektit që merret specifikisht me mbështetjen e institucioneve qendrore dhe locale të Kosovës në implementimin e strategjisë së lartëpëmendur.