Gjetjet preliminare të raportit: Dekonstruktimi i ndikimit rus në Kosovë

Gjetjet preliminare:

ZBËRTHIMI I NDIKIMIT RUS NË KOSOVË

Autor:

Elis Vllasi, Ph.D., Purdue Policy Research Institute, Fulbright Fellow

Publikuar nga:

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (institucioni nikoqir)

Raporti i plotë do të publikohet gjatë muajit Mars 2020

Konteksti

 Ndikimi Rus në Kosovë nuk ka qëllim Kosovën, specifikisht, por Serbinë dhe rajonin.

 Ndikimi Rus nuk drejtohet në përvetësimin e Kosovarëve por është kundër Kosovës si shtet.

Objektivat

 Në parandalimin dhe diskreditimin e zgjerimit të NATO-së dhe integrimeve Evropiane.

 Krijimin e imazhit të Rusisë si një forcë botërore.

 Të ushtroj ndikim ne Serbi duke i ofruar të promovoj/mbroj interest e Serbisë ne Kosovë.

 Njohja e Kosovës të shërbej për një këmbim ndërmjet Rusisë dhe SHBA/EU për të njohur realitetin e krijuar ne zonën post-Sovjetike.

 Të ofroj një model politik si alternativë ndaj modelit liberal perendimor.

Akteret

 Serbet e Kosovës: nuk kanë autonomi veprimi; jo të gjithe Serbët perkrahin ndikimin Rus.

 Serbia: kontrollon/filteron ndikimin Rus tek komuniteti Serb në Kosovë.

 Ruset: akter shtetëror dhe jo shtetëror veprojn në Kosovë.

 Ndërkombëtaret: Spekulim! organizatat multilaterale me pjestarë Rus / përkrahës të politikes Ruse (jo Rus).

 Kosovarët: mundësues të ndikimt por pa dashje.

Mënyrat e Ndikimit

 Indirekte: Eksploatimi i rrethanave ekzistuese

-Mangësite Institucionale (të Shtetit)

Zgjedhjet e shpeshta

Mungesa e koordinimit ndër-institutcional

Mungesa e sundimit të ligjit

Korrupsioni

Krimi i organizuar

Zhvillimi i dobët i infrastruktures kibernitike

Disa vendime të qeverisë vënë në pikëpytje besushmërine e tyre

-Mangësite Shoqërore (tek Kosovarët)

Popullariteti i dezinformatave/propagandes vendore i jep hapësirë keqpërdorimit Rus

Mosbesimi i lartë ndër popullatë është alarmus

Mosbesimi i shoqërisë në qeveri të Kosovës

Teorite konspirative lulëzojne në shoqëri

-Mangësite Institucionale dhe Shoqërore (tek Serbët e Kosovës)

Sovraniteti i dyfishtë (Institutcionet e Kosovës vs. Serbisë)

Afersia emocionale me Rusine/Kisha Ortodokse Serbe/Pan-Sllavizimi

Ndikimi Rus bazohet në propagandë më shumë se në çdo kanal tjetër

Direkt: Krijimi i Rrethanave të Reja

- Në nivel ndërkombëtar, Rusia mbështet aspiratat Serbe në Kosovë

- Parandalon normalizimin dhe favorizon destabilizimin e vendit

- Përqesh/margjinalizon Kosovën dhe Kosovarët (p.sh., Kulura, feja)

- Shfrytëzon afërsinë emocionale që Serbet kanë për Rusinë

- Mediat Ruse pasqyrojn Rusinë si shpëtimtare të Serbve; dhe Kosovarët si akter të kqinjë

Niveli i Ndikimit

 Maksimumi është i pamundur

Shumica dërmuse e popullatës: pa lidhje kulturore/fetare/etnike me Rusi

Popullata është e orientuar kah Perendimi dhe nuk ka simpati për Rusi

Prania e SHBA/NATO/EU kufizon hapsirën e ndikimit Rus

Kosova nuk varet nga gazi/vajrat apo investimet Ruse

 Jo prania është jo ekzistente

Vetë kjo mbledhi në një menyre pasqyron se Rusia ka ndikim në Kosovë

Ndikimi rrjedh edhe nga vetë fuqija e shteteve te forta

Kosova është si Berlini Lindor gjatë Luftës së Ftohtë. Shumë shërbime informative veprojn këtu!

 Mesatarja është me reale

Ndikimi Rus kryesisht ushtrohet në nivel global, e jo ne Kosovë (p.sh., diplomaci, ekonomi)

Ndikimi në terren (në Kosovë) është i vogël dhe ushtrohet përmes Serbisë

Mësimet qe “duhet” të Nxirren

 Shteti

-Ndikimi i Serbisë është KYQ. Kundërshtoje ndikimin e Serbisë për të zvogëluar ndikimin Rus.

- Rritje e transparencës

Publikim vjetor i aktiveteteve të Rusisë ne Kosovë

Përfshirja e univerziteteve/instituteve/shoqërise civile në formulim të strategjive/politikave

-Ngritja e kualitetit arsimor; ngritje të edukimit medial; ndikimi më i vogël

-Luftimi i korrupsionit: ngritja e korrupsionit;  zbritje të edukimit medial; ndikimi më i madh

-Krijimi i ligjeve të reja që kundërshtojn ndikimin armiqësor, posaqërisht në Internet;

Shoqëria

- Nuk ka nevojë të ketë frikë, por duhet të ketë gatishmëri (vigjilencë): nuk duhet të kesh tendenca pro-Ruse që të manipulohesh

- Besimi ndërmjet njerëzve; rritje të rezistencës ndaj ndikimit

-Përkrah programe shkollore qe nxisin të menduarit kritik

-Përkrah një rritje në edukimin medial

-Përkrah gazetarinë hulumtuese

- Përkthe lajmet në gjuhën Serbe të u ipen Serbve burime shtesë të lajmeve

-Përkrah media të pavarura të Serbve të Kosovës

-Rritje në mosbesim ndaj gazetarise; zbritje të educates mediatike; rrite ndikimim

 Bashkësia (Perendimore) Ndërkombëtare (US/EU/NATO)

-Pregatite Kosovën për antarësim në NATO

-Arsimo, Ushtro, Bashkëpuno, dhe Kordino (me organet e Kosovës) mësimet e nxjerrura nga lufta hibride

Gjetjet e publikuara janë të Autorit dhe nuk paraqesin në asnjë mënyre pikëpamjet e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë Departamentit të Shteteve të Bashkuara Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Prishtinë, Kosovë apo ato të World Learning.