Gratë në ekstremizmin e dhunshëm: Mësimet e nxjerra nga Kosova

Konferencë:

Gratë në ekstremizmin e dhunshëm: Mësimet e nxjerra nga Kosova

Vendi:

Hotel ”Sirius", Prishtinë

Data:

26 Janar 2017

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) sot, më 26 Janar 2017 ka publikuar raportin e titulluar "Gratë në ekstremizmin e dhunshëm: Mësimet e nxjerra nga Kosova".

Qëllimi i këtij hulumtimi është të hedhë dritë mbi gratë nga Kosova pjesëmarrëse në organizatat e dhunshme ekstremiste dhe pasojat e mundshme që rrjedhin nga roli i tyre. Teksa raporti fokusohet vetëm në Kosovë, ai sjellë njohuri ndërkombëtare në trajtimin e këtij fenomeni, duke pasur parasysh se Kosova nuk shënon asnjë përjashtim të përgjithshëm në krahasim me vendet e tjera. Qëllimi është që në veçanti të identifikohen kush janë këto gra, pse marrin pjesë në këto konflikte, dhe cili është roli i tyre.

Gjatë prezantimit të hulumtimit u diskutua për këto çështje:

1. Sa është numri i grave të Kosovës që u janë bashkuar grupeve ekstremiste të dhunshme në konfliktin e Sirisë dhe Irakut?

2. Cilët janë faktorët kryesorë që cuan këto gra drejt grupeve ekstremiste të dhunshme?

3. Çfarë roli kanë gratë në grupet ekstremiste të dhunshme?

4. Cila është mënyra e rekrutimit të grave nga grupet ekstremiste të dhunshme?

5. Çfarë jete bëjnë gratë Kosovarë kur u bashkohen grupeve ekstremiste në territorin e Sirisë dhe Irakut?

6. Si mund t’i involvojmë gratë në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm?

Publikimi i këtij raport është pjesë e aktiviteteve të QKSS-së për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit,  dhe është përkrahur nga Fondi Think Tank për Evropë më të gjerë - me grant të Iniciativës së Shoqërisë së Hapur për Evropën.