Hulumtuesi i Lartë i QKSS-së Mentor Vrajolli pjesë e programit TRAIN Alumni

Hulumtuesi i Lartë/Sekretari i QKSS-së, Mentor Vrajolli po merr pjesë në Seminarin e parë të "Edicioni 2018  Programit TRAIN Alumni: Parashikim Strategjik" i organizuar nga Këshilli Gjerman për Punët e Jashtme (DGAP), i cili po zhvillohet në Berlin nga 15 deri më 19 prill. Qëllimi i programit të këtij viti është të mbledhë një grup prej 12 pjesëmarrësve dhe tre ekspertëve nga shtetet anëtare të BE për tu angazhuar në një projekt strategjik për parashikimin e të ardhmës së integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Punëtoria në Berlin do të pasohet nga dy punëtori të tjera në Beograd dhe Bruksel, ku analistët nga shoqëria civile do të zhvillojnë skenarë për Ballkanin Perëndimor nga të cilat do të nxjerrin ide dhe rekomandime për politikën e zgjerimit të BE-së. Gjetjet do të diskutohen me vendimmarrësit e BE-së dhe të përmblidhen në një botim përfundimtar.