Identifikimi i shkaktarëve të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) më datën 02 Tetor 2017 mbajti fokus grupin me qytetar në Shkup të Maqedonisëme temën identifikimi i shkaktarëve të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni. Pjesëmarrësit e këtij takimi  shprehën shqetësimet e tyre tyre rreth përhapjes së ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Maqedoni, sfidat e tyre në adresimin e këtij fenomeni si dhe mungesën e mbështetjes institucionale nga Qeveria e Maqedonisë në drejtim të luftimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.

Poashtu në këtë takim pjesëmarrësit diskutuan për nevojën e aktizivimit të komunitetit lokal dhe Bashkësisë Fetare Islame në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni.  Pjesëmarrës në këtë takim ishin student, qytetar, përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe lokale të Maqedonisë, përfaqësues të OJQ-ve, përfaqësues të komunitetit fetar si dhe pjesëmarrës tjerë.

Ky aktivitet është pjesë e projektit  hulumtues “Identifikimi i shkaktarëve të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni” i cili mbështetet nga Balkan Trust for Democracy, dhe implementohet nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).