Kampi veror i debatit

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në bashkëpunim me Debate Center nga data 23 korrik 2021 deri më 26 korrik 2021 kanë organizuar kampin tre-ditor Debate Summer Camp në qytetin e Durrësit, me të rinjtë nga Komuna e Gjilanit, Prizrenit, Podujevës, Vitisë, Prishtinës, Fushë Kosovës, Pejës dhe Mitrovicës.

Qëllimi i trajnimit ishte t’u ofrojë pjesëmarrësve njohuri më të zgjeruara rreth zhvillimit të mendimit kritik dhe fjalimeve publike përmes debatit formal, ndërtimin e argumenteve dhe analizimin e temave të debatit, qëndrueshmëria në komunitet, ndikimi i mediave sociale dhe lajmeve të rreme.

Aktivitetet në tri ditët e trajnimit kanë qenë të larmishme përgjatë tre ditëvce dukë filluar në ditën e parë me lojëra për të thyer akullin, njohja mes vete dhe formim ekipesh, duke vazhduar ditën e nesërme m sesionin e parë të diskutimit mbi  "Siguria dhe qëndrueshmëria e komunitetit - Identifikimi i nevojave dhe resurseve të komunitetit".

Sesioni 2-të në Debate Summer Camp ishte “Debati, argumentimi dhe kundërshtimi; Bazat e ndërtimit të rasteve” me fokus në rolin e mediave në preventivën dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe në debatin formal.

Dita e tretë e Debate Summer Camp, filloi me sesionin ’’Teknikat e ndërtimi të rasteve dhe analizimi i temave”, duke vazhduar pastaj me debatin e parë praktik.

Sesioni i radhës në ditën e tretë ishte; Analiza e politikave, të vlerave dhe përgjegjësinë shoqërore”, Duke vazhduar me Debatin e dyte praktike dhe punë në ekipe, lojëra “problem-solving” dhe detyra. Ndërsa, kampi u përmbyll me diskutim në grup me temën "Roli i rinisë në politike-bërjen lokale dhe vullnetarizmi". Gjatë këtyre tri ditëve të rinjtë kanë garuar në dy debate me gjithsej gjashtë ekipe.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Ndërtimi i Qëndrueshmërisë: Komunitetet kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”, përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.