Komunikatë për Media: Radari i Krimit të Organizuar në Ballkanin Perëndimor

Krimi i Organizuar është një nga fenomenet më cenuese për sigurinë e shteteve dhe qytetarëve. Përveç ndikimit negative në proceset politike dhe ekonomike të shoqërisë dhe ekonominë globale gjithashtu, krimi i organizuar minon sundimin e ligjit dhe besimin e qytetarëve karshi institucioneve të zbatimit të ligjit. Trendet tregojnë se krimi i organizuar është ka aftësi transformuese ndaj rrethanave të ndryshme, duke variuar nga strukturat tradicionale hierarkike deri te rrjetet fleksibile kriminale të cilat adaptohen me mundësitë dhe kërkesat e reja. Përderisa trafiku i narkotikëve vazhdon të mbetet forma më profitabile për grupet e krimit të organizuar, fitimet prej të cilës kanë qenë afër 100 miliardë dollar në fillim të viteve 2000, shembulli më i mirë i përshtatshmërisë të grupeve kriminale është pandemia COVID-19, gjatë së cilës agjensionet e policisë në botë kanë konfiskuar një sasi shumë të lartë të artikujve mjekësorë të falsifikuar.

Sipas vlerësimeve të EUROPOL rreth 5,000 grupe kriminale janë aktive në Evropë, përderisa fitimi vjetor prej trafikut të narkotikëve vlerësohet të jetë mes 30 dhe 40 miliardë euro vetëm në vendet anëtare të  BE. Njëra nga rrugët kryesore të trafikut të drogës është edhe e ashtuquajtura “Rruga Ballkanike” në të cilën shtrihen shtetet e Ballkanit Perëndimor. Për më tepër, rajoni është duke u bërë një prodhues gjithnjë e më i rëndësishëm i narkotikëve, kryesisht i kanabisit, dhe grupet kriminale në rajon aktivisht zgjerohen dhe po përfshihen në aktivitete kriminale transnacionale. Gjykimet e udhëheqësve të mafisë, skandalet mbi lidhjet e tyre me politikanë ose ekzekutimet brutale të anëtarëve të grupeve kriminale rivale janë tema të zakonshme që mbulohen nga mediat në rajon. Një shqëtësim i veçantë është trendi i vazhdueshëm i krijimi të kultit për personalitete që në të kaluarën kanë qenë të lidhur me botën e krimit, që është specifikisht tragjike për gjeneratat e reja që rriten në shoqëri në zhvillim.

Në anën tjetër, niveli politik në rajonin e Ballkanit Perëndimor nuk ka shfaqur vullnet dhe fuqi të mjaftueshme për ta vendosur problemit e krimit të organizuar nën kontrollin e duhur. Kjo mbështetet në raportet e institucioneve ndërkombetare dhe shoqërise civile të cilat tregojnë se problemi i krimit të organizuar është i lidhur ngushtë me korrupsionin sistematik dhe lidhjen e ngushtë të grupeve kriminale me elitën politike. Në rrethana të tilla, është e e qartë se duhet të ketë aktorë social të cilët do të veprojnë si „grupe të presionit“, në mënyrë që t'i vendosin këto probleme në fokus të institucioneve qeveritare dhe publikut në përgjithësi, dhe t'i trajtojnë ato në bazë të objektivave dhe propozimeve realistike. Në këtë drejtim, Platforma e Ballkanit për Siguri, një rrjet i organizatave jo-qeveritare nga Kosova (Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë), Bosnja dhe Hercegovina (Qendra për Studime të Sigurisë), Serbia (Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë), Mali i Zi (Instituti Alternativa), Maqedonia e Veriut (EUROTHINK) dhe Shqipëria (Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim) kanë filluar një inicativë për të adresuar problemin e krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor.

Partneri ynë „Western Balkans Fund“ ka parë rëndësinë e kësaj iniciative dhe ka ofruar fonde për trajnimin e pothuajse 20 hulumtues të Platformës dhe përfaqësuesve akademik dhe gazetarëve hulumtues për të fuqizuar tutje hulumtimin mbi krimin e organizuar, në mënyrë që të ofrojnë një kontribut më të prekshëm në luftimin e këtij problemi. Ky trajnim realizohet në kuadër të projektit

„Rritja e kapaciteteve hulumtuese në fushën e krimit të organizuar për organizatat e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor“.