Konferencë rajonale “Kërcënimet nga ekstremizmi i dhunshëm në Kosovë dhe rajon – Çka tutje?

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) më datën 13.03.2019 ka organizuar konferencën rajonale “Kërcënimet nga ekstremizmi i dhunshëm në Kosovë dhe rajon – Çka tutje?”, e mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë Holandeze në Kosovë.

Në kuadër të kësaj konference është publikuar raporti “Thyerja e miteve të ISIS-it. Si të kundërveprohet ndaj narrativës në Internet? Rasti i shteteve shqipfolëse”. Autore të këtij raporti janë: Vesë Kelmendi, dhe Rudinë Jakupi, Hulumtuese në QKSS.

Kjo konferencë ka qenë e ndarë në tri panele diskutimi:

Paneli i parë i konferencës rajonale “Sfidat rajonale në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Kosovë dhe rajon” mbledhi koordinatorët nacional për parandalimin e esktremizmit të dhunshëm.

- Z. Agron Sojati, Koordinator nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri

- Z. Borce Petrevski, Koordinator nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të dhunshëm në Republikën e Maqedonisë Veriore

- Z. Fatos Makolli, Koordinator nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të dhunshëm në Republikën e Kosovëstë Kosovës, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë.

Paneli u moderua nga Z. Mentor Vrajolli nga QKSS.

Pjesë e panelit të dytë ishin kryetarët e komunave të cilët ishin të përfshirë në projektin MATRA, për të diskutuar  mbi "Përgjigja e komunitetit kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Kosovë - Roli i autoriteteve lokale”.

-Z. Bekim Jashari, Kryetar i Komunës së Skenderajt

-Z. Fauz Xhemajli, Nën Kryetar i Komunës së Lipjanit

-Z. Xhafer Gashi, Kryetar i Komunës së Obiliqit

-Z. Ramiz Lladrovci, Kryetar i Komunës së Drenasit

-Z. Faruk Mujka, Nën Kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut

Paneli u moderuar nga Znj. Donika Emini, Hulumtuese në QKSS

Ndërsa, paneli përmbyllës i konferencës diskutoj mbi “Trendet dhe kërcënimet e reja nga ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi”.

Ky panel mblodhi eskpertë të sigurisë nga vendet e rajonit  për të diskutuar mbi trendet e dhe sfidat e reja të ekstremizmit të dhunshëm. Duke marrë parasysh rëndësinë e gjithëpërfshirjes dhe bashkëpunimit institucional me organizatat jo qeveritare, ky panel bënë përmbledhjen e masave që të gjithë akterët duhet ti ndërmarrin për të luftuar fenomene si ekstremizmi i dhunshëm dhe luftëtatrët e kthyer nga zonat e konfliktit.

Në këtë panel morrën pjesë:

-Z. Filip De Ceuninck, Këshilltar Rajonal kundër terrorizmit-Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë

-Znj. Meral Musli Tajroska, Përfaqësuese nga The Radicalisation Awareness Network (RAN)

-Z. Skënder Perteshi, Koordinator i programit për Parandalimin e Ekstremizmit të dhunshëm në QKSS

Ky panel u moderuar nga znj. Rudinë Jakupi, hulumtuese në QKSS

Rekomandimet të cilat kanë dal nga kjo konferencë janë bashkëpunimi në mes nivelit lokal dhe nivelit qëndror në aktivitetet të cilat kanë të bëjnë me parandalimin e ekstremzimti të dhunshëm dhe radikalizimit. Poashtu, është theksuar nevoja që qeveritë duhet të lansojnë strategji të përbashkëta të kundër –mesazheve. Mesazhet duhet të shmangin krijimin e stigmatizimit dhe izolimit dhe duhet të drejtohen në mënyrë që krijon një ndjenjë të komunitetit dhe përfshirjes.

Poashtu organizatat e shoqërisë civile, përfshirë organizatat lokale, duhet të krijojnë platforma të edukimit digjital, ku të rinjët mund të ekspozohen ndaj ideve dhe alterantivave të ndryshme që mund të krijojnë edhe mendimet e tyre kritike në cështje si demokracia, feja etj. Për më tepër sfidë kryesore mbeten ende programet e ri-integrimit të lufëtatrëve të huaj, poashtu gratë dhe fëmijët të cilët pritet të kthehen nga zonat e konflitkit në vendet e rajonit.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin përfaqësues të ambasadave, përfaqësues nga insiticionet e sigurisë, përfaqësues nga niveli lokal, përfaqësues të shoqërive civile si dhe studentë.

Kjo konferencë u organizua në kuadër të projektit “Parandalimi dhe luftimi e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë përmes angazhimit të të rinjëve dhe komunitetit” dhe njëkohësisht shënon edhe përmbylljen e projektit 18 muajsh të mbështetur nga Ambasada Holandeze ne Kosovë.