Lansimi i raportit: Radikalizimi dhe Luftëtarët e huaj në kontekstin e Kosovës – Një analizë e mbulimit të fenomenit nga mediat ndërkombëtare

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në bashkëpunim me Institutin Norvegjez për Marrëdhënie Ndërkombëtare (NUPI) kanë prezentuar të gjeturat e raportit “Radikalizimi dhe Luftëtarët e huaj në kontekstin e Kosovës – Një analizë e mbulimit të fenomenit nga mediat ndërkombëtare”. Raporti publikohet nga NUPI me autore Dr. Rita Augestad Knudsen, në bashkëpunim me hulumtues të QKSS.  Raporti analizon në mënyrë kritike lajmet e shkruara mbi radikalizmin dhe luftëtarët e huaj nga Kosova, duke identifikuar temat kryesore, supozimet dhe çështjet të cilat shtypi nuk i ka trajtuar në mënyrë të duhur.

Raporti hulumtues si dhe prezentimi i të gjeturave mbështeten nga Ambasada Suedeze në Kosovë, Ambasada Norvegjeze në Kosovë si dhe Ambasada Finlandeze në Kosovë.