Ligjerata në shkollat e mesme ne Skenderaj dhe Lipjan

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ka vazhduar edhe gjatë muajit mars 2018, me organizimin e ligjeratave në shkollat e Mesme të Kosovës ku u diskutua rreth parandalimi ii ekstremizmit te dhunshëm, toleranca dhe respektimin i të drejtave të njeriut.

Dy ligjërata janë mbajtur në Komunën e Skenderajit, më saktësisht në Shkollën e Mesme Teknike “Anton Ceta”dhe në Qendrën e Kompetencës. Gjithashtu, janë mbajtur ligjerata edhe në Gjimnazin “Ulpiana” dhe Shkollën e Mesme Teknike “Adem Gllavica” në Komunën e Lipjanit.

Keto aktivitete u organizuan në kuadër të projektit “Parandalimi dhe luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë përmes angazhimit të të rinjëve dhe komunitetit” i cili përkrahet nga Ambasada Holandeze në Kosovë.