Ligjerata në shkollat e mesme të Kamenicës

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) të mërkurën, më 25.01.2017, ka vazhduar me aktivitete në shkollat e komunave të Kosovës. Sot janë organizuar ligjërata e nxënës në dy shkollat e mesme të komunës së Kamenicës. Qëllimi i këtyre ligjëratave është të informohen studentët rreth shkaqeve dhe pasojave të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në komunitetin ku ata jetojnë. Ne kemi pyetur studentët rreth pikëpamjeve të tyre rreth këtij fenomeni si dhe mënyrat e parandalimit dhe rreziqeve që ata mund të përballen.

Përveq diskutimeve i kemi angazhuar nxënësit të punojnë në grupe dhe ti shprehin idetë e tyre rreth ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit ku edhe patën rastin të prezentojnë punën e tyre në grupe.