Ligjeratë në gjimnazin “Hamëz Jashari”

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) sot, më 15 mars 2018,  organizoi debatin me nxënësit e Gjimnazit “Hamëz Jashari” në komunën e Skenderajit.

Qëllimi i këtj debate ishte informimi i studentëve rreth shkaqeve dhe pasojave të ekstremizmit të dhunshëm në komunitetin ku ata jetojnë. Për më tepër, është diskutuar edhe mbi tolerancën, diversitetin dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit “Parandalimi dhe luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë përmes angazhimit të të rinjëve dhe komunitetit” i cili përkrahet nga Ambasada Holandeze në Kosovë.