Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet komunikimit

Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet komunikimit

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë si pjesë e projektit “Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet komunikimit” është duke mbajtur trajnime me mediat nacionale në Kosovë. Qëllimi i projektit është shkëmbimi i ideve dhe praktikave më të mira të analizimit, raportimit dhe trajtimit të fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.

Ky trajnim është duke u mbajtur nga ekspert vendor të mediave të cilët janë kontraktuar nga ana e QKSS. Gjatë kësaj jave janë mbajtur dy diskutime të përbashkëta në Prishtinë, me redaktorët dhe gazetarët e Televizionit “Klan Kosova” si dhe me gazetarët e gazetës “Express” si dy mediumet ndër më aktivet të cilat kanë trajtuar temën e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Në javët e ardhshme do të organizohen trajnime edhe me mediat tjera nacionale në Kosovë, si dhe mediat në nivel lokal.

Trajnimet janë duke u mbajtur nga znj. Garentina Kraja hulumtuese e lartë në QKSS, dhe znj. Elida Ramadani eksperte e mediave.

Ky projekt mbështetet nga Ambasada Amerikane në Kosovë.