Mbështetje e mëtejshme Institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Raportimi i QKSS në Mbledhjen 2 të Rregullt të Këshillit Drejtues

8 Shtator  2017

Vendi: Zyrat e Njësisë së Inteligjencës Financiare

Sot, më datën 8 Shtator u mbajt mbledhja dytë e rregullt e Këshillit Drejtues të Projektit "Mbështetje e mëtejshme Institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm". Ky projekt implementohet ne kuadër të programit të IPA dhe implementohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë nëpërmjet Kompanisë nga B&S Europe me seli në Bruksel. Qëllimi i këtij takimit është diskutimi në lidhje me progresin e arritur në lidhje me implementimin e katër komponentave përbërëse të këtij projektit.

Siç dihet Komponenta 4 e këtij projekti ka të bëjë specifikisht me Parandalimin dhe Luftimin e  Ekstremizmit të Dhunshëm, për implementimin e së cilës është e sub-kontraktuar Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS). Si rrjedhojë, në kuadër të ekipit raportues qe i pranishëm edhe Mentor Vrajolli, Hulumtues i Lartë dhe njëherësh Sekretar i QKSS. Ai para të pranishmëve raportoi për progresin  e arritur në lidhje me implementimin e aktiviteteve të Komponentës 4 ku ndër të tjerat përfshihen katër grupe aktivitetesh të cilat kanë të bëjnë me: 1) Mbështetjen në Monitorim; 2) Mbështetjen në Koordinim; 3) Mbështetjen në ngritje të kapaciteteve; si dhe 4) aktivitete vetëdijesimi të qytetarëve ne lidhje me ketë fenomen.

Ai ceku se gjatë kësaj periudhe tremujore QKSS ka arritur me sukses të organizoj 3 diskutime publike, 2 diskutime të mbyllura si dhe 3 debate me komunitete gjinore ku temë kyqe ka qenë koordinimi ndërinstitucional si dhe modalitetet e gjithëpërfshirës në luftimin e fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë. Po ashtu të pranishmëve ju dha edhe një pasqyrë të shkurtër në lidhje me raportin e radhës të cilin QKSS do ta publikoj nëpërmjet këtij projekti e që ka të bëje me monitorimin  e rrjeteve sociale dhe evidentimin e faqeve të ndryshme të dyshuara për përhapje të gjuhës urrejtëse ekstreme në hapësirën shqipfolëse (Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Serbi e Jugut, Diasporë).

Gjatë këtij raportimi z. Vrajolli elaboroj para të pranishmeve edhe në lidhje aktivitetet e radhës të cilat priten të implementohen gjatë tre muajve të ardhshëm ku ndër të tjera përshihen: organizimi i debateve të tjera nëpër komuna; mbajtja e ligjëratave vetëdijesuese në 12 shkolla të mesme; si dhe ofrimi i mbështetjes Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë në lidhje me hartimin e raportit vjetor monitorues të implementimit të Strategjisë Kombëtare dhe Planit të saj të Veprimit për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë që shpie në terrorizëm.

Takimi u mbajt në zyrat e Njësisë së Inteligjencës Financiare. Të pranishëm ishin zyrtar të ndryshëm institucional duke përfshirë, Prokurorinë e Shtetit, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë  e Kosovës, etj.