Ndërgjegjësimi i komuniteteve për rëndësinë e riintegrimit të të kthyerve nga konfliktet e huaja

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) sot, më 18 dhjetor 2019 në Prizren mbajti diskutimin e radhës me temë: “Rëndësisa e Riintegrimit të qytetarëve të kthyer nga konflikti i Sirisë dhe roli i komunitetit në këtë proces”.

Në takim u diskutua se si përfshirja e komunitetit në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm ka dëshmuar që është njëra ndër elementet primare në krijimin e komuniteteve të qëndrueshme. Andaj, përmes këtyre debateve QKSS po synon të identifikojë potencialin e ndërtimit të qëndrueshmërisë të komuniteteve në komuna.

Pjesë e panelit të sotëm ishin: Z. Florim Shatrolli, Përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme - Departamenti për Parandalim dhe Riintegrim; Z. Vesel Gashi, Përfaqësues nga Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale Prizren dhe Znj. Linda Simitçiu, ISDY, Prizren.

Panelistët shpjeguan më shumë rreth angazhimit të tyre dhe rolit të institucioneve ku punojnë në rëndësinë e Riintegrimit te qytetarëve të kthyer nga konflikti i Sirisë dhe për rolin e shoqërisë në këtë proces.

Takimi u moderua nga: Z. Skender Perteshi, Koordinator i programit në QKSS. Në diskutim morrën pjesë dhe qytëtar, pjesëtare nga shoqëria civile, zyrtar komunal, etj.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Ndërtimi i Qëndrueshmërisë: Komunitetet kundër Ekstremizmit të Dhunshëm" i cili mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.