Ndërtimi i Qëndrueshmërisë: Komunitetet kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Komunën e Vitisë

Në Komunën e Vitisë, sot, më 19 shkurt 2020, u zhvillua aktiviteti i rradhës në kuadër të Forumit të Gruas për Siguri.

Kjo platformë është duke mbledhur përfaqësues nga institucione lokale, organizata jo-qeveritare, përfaqësues të bashkësive fetare, prezenca civile dhe ushtarake, dhe përfaqësues tjerë të komunitetit, me theks të vecantë gra në pozita udhëheqëse nga secila komunë. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve synohet fuqizimi i rolit të gruas si lidere të komunitetit, avokimi për adresimin e shqetësimeve dhe pakënaqësive të tyre në sektorin e sigurisë dhe promovimin e rolit aktiv të gruas në parandalimin e konfliktit, dhunës dhe ekstremizmit të dhunshëm, pa dallim ideologjie apo etnie.

Në këtë aktivitet u diskutua përfaqësimi i grave dhe vajzave në institucionet lokale, sfidat dhe pakënaqësitë me të cilat mund të ballafaqohen ato, masat që mund të merren për të ngritur vetëdijen për përfshirjen e grave dhe vajzave dhe ndikimin që ka kjo në ndërtimin e qëndrueshmërisë nëkomunitete.

Forumi i Gruas për Siguri implementohet në kuadër të projektit “Ndërtimi i Qëndrueshmërisë: Komunitetet kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” dhe është i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.